Degjeneron situata, shtyhet fillimi i ndeshjes mes Nice dhe Koln (Pamjet)

8 Shtator 2022
19:00
Denis Hakanaj
back button

Skena shqetësuese vijnë nga Franca dhe më saktësisht nga stadiumi Allianz Riviera, ku duhej të fillonte në orën 18:45 ndeshja mes Nice dhe Koln.

Fillimi i ndeshjes është shtyrë për momentin për shkak të përplasjeve mes dy tifozerive. Një tifoz thuhet se ka rënë nga shkallët e stadiumit dhe se ka pësuar dëmtime serioze.

Sipas informacioneve të RMC Sport, UEFA po bën presion që takimi të zhvillohet, ndërsa prefekti i Alpes-Maritimes dhe banorët e Nicës nuk e duan.

Por shtyrja ende nuk është konfirmuar pasi në të njëjtën kohë UEFA kërkon që takimi të zhvillohet. Ajo që prefekti i Alpes-Maritimes si dhe klubi i Nice-s nuk dëshiron për momentin. Për momentin është shtyrë vetëm fillimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit