Detroit ruan kreun e renditjes në Lindje, Curry i jep fitoren Golden State, triumfojnë Denver e Miami

25 Nëntor 2025
8:36
Telesport
back button

Detroit ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 122-117 ndaj Indiana, duke korrur suksesin e 15-të sezonal. Fitore e rëndësishme jashtë fushe për Pistons, ku u dallua Cunningham me 24 pikë e 11 rebound.

Ekipi i Miami, falë 24 pikëve të Tyler Herro dhe 20 pikëve e 18 rebound të Kel’el Ware, mundi 106-102 Dallas. Zhgënjen sërish skuadra e Milwaukee, që në fushën e saj u mund 115-103 nga Portland. Jaremi Grant me 35 pikë ishte lider për miqtë.

Pas një loje spektakolare, ekipi i New Orleans mundi 143-130 Chicago, ndeshje ku mbrojtjet ishin thuajse inekzistente. Zion Williamson me 29 pikë u dallua për vendasit. Pa probleme fiton Golden State, që mundi 134-117 Utah Jazz (Curry 31 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – Detroit, 117-122

Toronto – Cleveland, 110-99

Brooklyn – New York, 100-113

Miami – Dallas, 106-102

Memphis – Denver, 115-125

Milwaukee – Portland, 103-115

New Orleans – Chicago, 143-130

Phoenix – Houston, 92-114

Golden State – Utah Jazz, 134-117

Sacramento – Minnesota, 117-112

Lajme të tjera

Lajmet e fundit