Dorëzohet Sormani: Jemi jashtë garës për titull, nuk marr përgjegjësi

9 Mars 2020
20:49
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Adolfo Sormani nuk shijon prej 4 ndeshjesh te skuadra kampione e vendit. Numri një i stolit të “Demave” nuk pranon të marrë përgjegjësinë mbi shpatulla, pavarësisht momentit të vështirë. 

Penalltia – “Nuk kam dëshirë dhe nuk dua të komentoj asgjë rreth rasteve të dyshimta. Ky është futbolli. Ka raste kur prodhon shumë dhe merr pak. Kemi probleme në konkretizim, në aspektin individual. Mëkat, nuk mund të humbet një ndeshje e tillë. Mund të mos fitojmë, por nuk duhet të kishim humbur”.

Stoli i lëkundur – “Vlerësimet ndaj meje i bëjnë drejtuesit, ata e dinë nëse jam trajneri i duhur. Nuk besoj se kjo skuadër i meriton këto rezultate që po merr. Kemi limite në konkretizim dhe personalitet. Unë marr përgjegjësi kur skuadra nuk prodhon lojë, por skuadra po prodhon dhe unë vazhdoj përpara”.

Objektivat – “Është e sigurt që jemi jashtë garës për titull, nuk ka nevojë për përgjigje. Kjo skuadër nuk e meriton të jetë këtu ku është dhe që të ketë kaq diferencë me vendin e parë“. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit