Emery sfidon PSG: Moment historik për Aston Villa, do të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’i mundur

9 Prill 2025
10:17
Telesport
back button

Skuadra angleze e Aston Villa mbetet surpriza e këtij edicioni në Champions League, duke shkuar në fazën çerekfinale. Të besuarit e trajnerit Unai Emery do të përballen sot me PSG, në një përballje aspak të lehtë me kampionët e Francës.

Trajneri i Aston Villa, Unai Emery, në prag të ndeshjes tha: “I yni është një klub historik dhe kur mbërrita këtu e dija historinë e tyre. Kjo e sotmja do të jetë një ndeshje shumë e veçantë për të gjithë ata që mbështesin Villa”.

Do të jetë një sfidë e madhe për mua dhe lojtarët e mi, por ne kemi besim. Do të përpiqemi të shfrytëzojmë maksimumin nga të gjitha mundësitë tona“, shtoi më tej Emery.

Ai foli edhe për të kaluarën e tij në Paris: “Kam kaluar dy vjet në Paris, ndihem mirë që jam kthyer. Është hera e parë që kthehem”.

Është shumë e veçantë për mua dhe jam shumë krenar për mënyrën se si po kthehem këtu, duke luajtur me Villa në Champions League. Do të përpiqem ta shijoj këtë çerekfinale”, tha Emery.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit