“Është momenti i tyre”, Hargreaves zgjedh fituesin e Champions-it: E meritojnë

8 Maj 2025
9:21
Telesport
back button

Ish-mesfushori i Bayern Munich dhe Manchester United, Owen Hargreaves, mendon se PSG do të fitojë finalen e ardhshme të Champions League kundër Interit në Allianz Arena në Mynih më 31 maj.

“Mendoj se PSG, por do të thoja se skuadra që zotëron më pak topin shpesh fiton këto ndeshje, dhe kjo do të jetë Inter-i,” tha anglezi për TNT Sports.

“Por unë do të zgjedh PSG. Mendoj se është koha e tyre. PSG do të dominojë dhe Interi do t’i godasë në kundërsulme siç bëri kundër Barcelona-s. Të dyja skuadrat janë gati për këtë, kjo është e sigurt.

“Nuk mund të mendoj për një skuadër që është transformuar më shumë se PSG. Ata i larguan galaktikët dhe tani janë një skuadër e vërtetë.

“Kanë zgjedhur lojtarë të rinj, francezë. Tifozët identifikohen me këta lojtarë. Janë një skuadër e vërtetë dhe meritojnë të jenë në finale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit