Euroleague: Fenerbahce dhe Olympiacos sigurojnë fazën play off, “zgjohen” skuadrat spanjolle

29 Mars 2025
12:37
Telesport
back button

Sezoni i rregullt në basketboll i Euroleague po shkon drejt fundit, teksa janë luajtur takimet e raundit të 32-të. Fenerbahce ka marrë kreun e renditjes pas fitores 82-77 ndaj Baskonia Gasteiz, duke siguruar edhe kualifikimin në play off.

Më tej është kualifikuar edhe Olympiacos, që u mund në Athinë 80-77 nga Monaco. Në zonën play off janë edhe Panathinaikos e Monaco, me nga 20 fitore secila. Grekët u mundën 101-98 në fushën e tyre nga Paris Basketboll, duke shtyrë kualifikimin.

Ditë e mirë për spanjollët, pasi Real Madrid arriti një fitore të rëndësishme 78-72 në fushën e Crvena Zvezda. Jashtë fushe fiton edhe Barcelona, që mundi 98-88 Armani Milano. Të dyja skuadrat spanjolle janë në zonën play out (vendet 7-8).

Të kualifikuara direkt për në fazën play off, deri në këto momente, janë edhe Bayern Munich (vendi 5) e Anadolu Efes (vendi 6). Gjashtë vendet e para shkojnë direkt në play off, ndërsa vendet 7-10 luajnë në play out.

Euroleague-Raundi i 32-të

Villeurbanne – Zalgiris Kaunas, 88-79

Olympiacos – Monaco, 77-80

Bayern Munich – Partizan Beograd, 89-74

Armani Milano – Barcelona, 88-98

Anadolu Efes – Maccabi Tel Aviv, 90-88

Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 82-77

Crvena Zvezda – Real Madrid, 72-78

Alba Berlin – Virtus Bologna, 64-108

Panathinaikos – Paris Basketball, 98-101

Lajme të tjera

Lajmet e fundit