Europiani i shtangës, Evangjelia Veli medalje ari në stilin e shkëputjes

29 Maj 2022
17:54
Telesport
back button

Peshëngritësja shqiptare Evangjelia Veli ka siguruar medaljen e artë në stilin e shkëputjes në peshën 55kg, në Kampionatin Europian të shtangës, event që po zhvillohet në Tiranë. Ajo ka shkëlqyer pasditen e sotme në pedanë, duke i realizuar me sukses të trija provat e këtij stili.

Veli e nis me sukses konkurrimin e saj në stilin e shkëputjes, duke ngritur 90kg në provën e parë. Ajo nuk zhgënjen as në provën e dytë, ku arrin të ngrejë lart me sukses 93kg. Edhe në provën e tretë, Veli është e suksesshme, duke ngritur 95kg, një më shumë se dy rivalet e saj.

Gara do të vazhdojë me stilin e shtytjes, ku Veli synon sërish medalje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit