Europiani i shtangës, Mateus Caci klasifikohet i teti në peshën 61kg

30 Maj 2022
8:20
Telesport
back button

Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, në pedanë, përveç Evangjelia Veli, që u shpall kampione në peshën 55kg, janë ngjitur edhe dy shtangistë të tjerë kuqezinj. Po në këtë peshë garoi edhe Julia Alihasani, në Baterinë B.

Në shkëputje, ajo u klasifikua në vendin e 17-të, duke ngritur 61kg në proën e dytë, ndërsa dshtoi në dy provat e tjera. Në shtytje, ajo u rendit në vendin e 18-të, me 75kg, ngritur në provën e dytë (71kg në të parën dhe dështoi në të tretën. Në dygarësh, ajo zuri vendin e 17-të, me 136kg.

Në Baterinë A të peshës 61kg për meshkuj, për Shqipërinë garoi edhe Mateus Caci. Në shkëputje, ai u klasifikua në vendin e nëntë me 111kg, provë që e ngriti në provën e tretë (dështoi me 108 e 110kg në dy provat e para).

Ndërsa në shtytje ai u klasifikua në vendin e shtatë me 137kg (132 në të parë dhe dështoi me 136 në të dytën). Në dygarësh, ai zuri vendin e tetë më 248kg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit