“Flirtoi” me Milanin, por tifozët kuqezinj nuk e pranuan. Gati firma e Lopetegui në Premier League

6 Maj 2024
12:58
Alfred Lleshi
back button

Detajet e fundit mungojnë, por Julen Lopetegui është një hap larg West Hamit. Një situatë e parashikuar dy javë më parë, me Milanin që kishte ndërhyrë në mes. Marrëveshja që do të nënshkruajë trajneri spanjoll është 2-vjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Opsioni për sezonin e tretë do të aktivizohet vetëm nëse West Ham përfundon (në të paktën një nga dy sezonet) në vendin e shtatë, pra zonën e Evropës. Çdo zgjatje e kontratës mund të fillojë që në sezonin e parë.

Nuk ishte një negocim i thjeshtë, por dy javë më parë Lopetegui kishte tashmë një marrëveshje të përgjithshme. Më pas ndërhyri Milani, i cili u takua me trajnerin spanjoll dhe, në fakt, e bindi të pranonte shifra më të ulëta (3.2 milionë euro në sezon, plus bonuse), me Ibrahimovic që kishte miratuar vendimin për ish-trajnerin e Real Madridit.

Por më pas, hashtagu “#NOpetegui” i fansave kuqezinj ndryshoi mendjen e të gjithëve. Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë fituesi i “garës” për stolin e kuqezinjve nga sezoni i ardhshëm, mes Antonio Contes dhe Sergio Conceicao, por edhe profileve të tjera të ndryshme nga Lopetegui.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit