Fund i pabesueshëm në Tunizi-Mali, ndeshja mund të përsëritet pas gafës së arbitrit (Video)

12 Janar 2022
16:56
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në mënyrën më të pabesueshme të mundshme ndeshja mes Tunizisë dhe Malit.

Gjyqtari i takimit, Janny Sikazwe ka vërshëllyer fundin e ndeshjes disa sekonda para minutës së 90-të (pasi në fillim e kishte bërë në minutën e 85-të), duke bërë të shpërthenin protestat e afrikano-veriorëve.

Rreth gjysmë ore më vonë, CAF ka vendosur të kthejë në fushë dy skuadrat për t’u luajtur tri minutat e kohës shtesë, por këtë herë nën drejtimin e arbitrit të katërt.

Megjithatë, Tunisia nuk është paraqitur dhe në ka shumë mundësi që të bëjë kërkesë për përsëritjen e ndeshjes për gabim teknik.

Arbitri i katërt ka deklaruar Malin fitues të ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit