Godelli e Shoraj mbyllin konkurrimin në Baterinë B, ja renditja provizore

13 Dhjetor 2021
8:46
Telesport
back button

Në Tashkent të Uzbekistanit vijon botërori i peshëngritjes, ku në pedanë janë ngjitur sot dy shtangistët e fundit kuqezinj në garë. Në Baterinë B të peshës 89kg, kanë garuar Daniel Godelli e Krenaj Shorja.

Pas përfundimit të kësaj baterie, Shorja renditet në vendin e dytë me 347kg në dygarësh, ndërsa Godelli në vendin e fundit me 320kg në dygarësh.

Në stilin e shkëputjes, Shorja e nisi garën me 151kg, provë e realizuar me sukses. Më pas ai ngre 157kg, por dështon të ngrejë 163kg. Në shtytje, Shorja realizon me sukses vetëm provën e parë më 190kg, teksa dështon dy herë të ngrejë 194kg.

Godelli, në shkëputje, realizon vetëm provën e parë më 145kg, teksa dështon të ngrejë fillimisht 150kg e më pas 151kg. E njëjta gjë edhe në shtytje, ku realizon vetë, provën e parë më 175kg, ndërsa në dy provat e tjera nuk ngjitet në pedanë.

Renditja përfundimtare e peshës 89kg  do të vendoset pasi të përfundojë edhe garimi i Baterisë A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit