Godet nga pas rivalin dhe e nxjerr jashtë gare, Verstappen skualifikohet nga komisarët në një garë online

17 Korrik 2023
9:50
Telesport
back button

Ditën e diel Formula 1 ishte pushim, por nuk ishte një ditë e tillë për pilotin holandez Max Verstappen, që mori pjesë në turneun on-line të “Golden Toast GP”, zhvilluar në pistën belgë të SPA. I mësuar të fitojë, kampioni i botës nuk dëshironte të renditej në asnjë pozicion tjetër veç atij të parë edhe në këtë garë, pavarësisht se nuk ishte me një Red Bull.

Por egoja e tij këtë herë i ka kushtuar rëndë, pasi Verstappen është skualifikuar nga gara për sjellje antisportive. Në një moment të garës, Verstappen ndodhej në vendin e pestë me makinën e tij Porsche 911 GT3 RSR, i ndjekur nga Ferrari 488GT3 Evo, që pilotohej nga suedezi Sven Haase.

Fillimisht është suedezi ai që ka bërë një gabim, duke krijuar një aksident që ka penguar edhe Verstappen, që pas disa xhirosh është hakmarrë. Ai ka shkuar në pjesën e pasme të makinës së rivalit, duke e goditur nga pas pa frenuar gjatë një kthese. Pamjet televizive tregojnë se goditja nga pas ishte e qëllimshme, duke nxjerrë jashtë gare rivalin. Për këtë veprim, komisarët e garës kanë skualifikuar nga gara Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit