Persona me ar*ë qëllojnë garuesit e një rally amator në Meksikë, 10 humbje jete e 10 të plagosur (video)

22 Maj 2023
11:37
Telesport
back button

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin meksikan të Ensenada, në kufi me Amerikën. Një grup i armatosur ka hapur papritur zjarr ndaj një karvani me makina rally amator, duke vrarë 10 persona e plagosur 10 të tjerë.

Pilotët kishin parkuar makinat e tyre në anë të rrugës, pranë një pike karburanti, kur një grup personash të armatosur dolën nga një makinë dhe nisën të qëllojnë me armë zjarri. Të gjithë mbetën të befasuar nga ngjarja, ndërkohë që një video qarkullon në rrjetet sociale, që tregon momentin e të shtënave.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim dhe mobilizim masiv të ushtrisë, marinës dhe policisë shtetërore dhe lokale. Zyra e prokurorit të shtetit tha se kishte prova se mes palëve ka patur shkëmbim zjarri, duke sugjeruar se bëhet fjalë për një konfrontim midis anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit