Liverpool i mjaftuan 15 minuta lojë për të shënuar golin e parë në takimin kundër Wolves këtë të diel pasdite. “Të kuqtë” janë në avantazh 1-0 në “Anfield” dhe po e menaxhojnë lojën në mënyrë të shkëlqyer.
Luis Diaz, golashënuesi i dytë më i mirë i Liverpool pas Salah, shënoi duke prekur lehtësisht topin me gjoks pas një stopimi të dobët nga Salah.
Goli ishte shumë i thjeshtë për sulmuesin kolumbian, por i vlefshëm për të siguruar avantazhin momental në një ndeshje ku Liverpool duket se e ka të sigurt fitoren.







