Guardiola zbulon avantazhin e madh që ka Arsenal-i në luftën për titull

5 Maj 2024
14:30
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola ka deklaruar se Arsenal vazhdon të ketë një avantazh të rëndësishëm kundrejt Manchester City-t në luftën për titull në Premier League.

Gara për kurorën e kampionatit anglez pritet të vendoset në javën e fundit, me dy ekipet rivale që kanë arritur maksimumin e formës në fazën finale.

Topçinjtë përforcuan kreun e renditjes të shtunën me një fitore 3-0 të marrë kundër Bournemouth në “Emirates”.

Megjithatë, City u kundërpërgjigj me një sukses 5-1 kundër Wolves.

Dy skuadrat i ndan vetëm një pikë në renditje, me ekipin e Guardiola-s që ka një ndeshje për të rikuperuar kundër Tottenham-it.

Edhe pse ka një ndeshje më pak, Guardiola beson se Arsenal ka një avantazh ndaj skuadrës së tij.

Duke folur pas fitores në kampionat kundër Wolves, spanjolli ka thënë:

“Duhet të fitojmë në fushën e Fulham-it të shtunën e ardhshme në 13:30, që është gjithmonë e vështirë. Dhe përballja me Spurs nuk është e lehtë”, ka thënë Pep.

“Për shkak të diferencës së golave ne nuk mund të barazojmë. Mënyra si Arsenal-i po luan që nga janari është e pabesueshme”, ka shtuar Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit