Liverpool pësoi humbjen e parë në Champions League këtë sezon, pasi u mund 3-2 nga PSV. Një humbje që nuk ndikoi aspak në renditje, pasi “reds” e mbyllën në vendin e parë këtë fazë të turneut.
Mbrojtësi i Liverpool, Andy Robertson, një nga titullarët e paktë që trajneri Arne Slot kishte marrë me vete komentoi këtë rezultat: “Ne mund të marrim shumë anë pozitive nga kjo ndeshje. Ishte një shans për t’u dhënë djemve të rinj”.
“Edhe pse dolëm dy herë në epërsi u treguam pak naivë, gjë që zakonisht nuk ndodh. Ne u përpoqëm të rikuperonim, por pa sukses. Gjithsesi, e mbyllëm në vendin e parë dhe kjo ishte a ajo që ne donim në fillim të sezonit”, tha Robertson.
“Jam i lumtur që nuk kemi një play-off dhe jemi jemi kualifikuar mes 8 më të mirave. Gjithmonë do të ketë ndeshje të vështira, kështu që le të shohim se me kë do të përballemi nga skuadrat që luftojnë në play-off”, tha mbrojtësi i Liverpool.







