Ismailanj konkurron në Europianin e shtangës, renditet i nënti në dygarësh

31 Maj 2022
8:23
Telesport
back button

Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rritur që po zhvillohet në Tiranë, ka konkurruar në peshën 67kg shtangisti shqiptar Herlsjon Ismailanj. Ai konkurroi në Baterinë A, ku merrnin pjesë 11 shtangistë.

Në stilin e shkëputjes, Ismailanj realizoi me sukses vetëm provën e dytë, ku ngriti 118kg. Ai dështoi të ngrejë këtë peshë në provën e parë, ndërsa në të tretën nuk realizoi dot 122kg. Për pasojë, në këtë stil ai u klasifikua në vendin e 10-të.

Në stilin e shtytjes, gara e Ismailanj ishte disi më e mirë. Ai realizoi me sukses dy provat e para, duke ngritur 141kg dhe 145kg. Në provën e tretë synon të ngrejë 148kg, por pa sukses. Shtangisti kuqezi e mbylli këtë stil në vendin e tetë.

Në dygarësh, Herlsjon Ismailanj u klasifikua në vendin e nëntë, me 263kg. Pavarësisht rezultatit, duhet vlerësuar paraqitja e pozitive e këtij shtangisti, që dha maksimumin e tij në pedanën kryeqytetase.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit