“Janar i heshtur” për Arsenal, trajneri Arteta nuk dëshiron asnjë afrim apo largim nga skuadra

12 Nëntor 2025
12:32
Telesport
back button

Ekipi i Arsenal, aktualisht lider në Premier League, nuk pritet të bëjë një merkato të bujshme në janar. Burime brenda klubit konfirmojnë se do të ndërhyhet vetëm nëse ka një dëmtim serioz afatgjatë ose një mundësi unike që shfaqet në treg.

Në fakt, janari nuk është një dritare e merkatos në të cilën Arsenal është zakonisht aktiv. Herën e fundit që ata nënshkruan lojtarë në janar ishte viti 2023 kur erdhën Leandro Trossard, Jorginho dhe Jakub Kiwior.

Në janarin e vitit të kaluar, “topçinjtë” u përpoqën të nënshkruanin Ollie Watkins nga Aston Villa, por vendosën të mos ndiqnin një marrëveshje për shkak të çmimit dhe ndikimit që do të kishte pasur në planet e tyre të verës.

Arsenal aktualisht ka disa lojtarë të dëmtuar si Viktor Gyokeres, Gabriel Martinelli, kapiteni Martin Odegaard, Noni Madueke, Kai Havertz dhe Gabriel Jesus. Por, të gjithë futbollistët e lënduar po i afrohen një rikthimi.

Disa madje mund të jenë të disponueshëm pas pushimit ndërkombëtar. Gjithashtu, largimet shihen si të pamundura, me trajnerin Mikel Arteta që sugjeron se Jesus do të jetë një pjesë e rëndësishme e planeve të tij pasi u rikthye në stërvitje javën e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit