Juventus dhe Chelsea duket se janë pranë arritjes së një marrëveshje për të shkëmbyer dy lojtarë në formë huazimi. Bëhet fjalë për Renato Veiga, që do të udhëtojë nga Londra për në Torino.
Në kahun e kundërt do të udhëtojë Douglas Luiz, që do të shkojë në formë huazimi në Londër, për të luajtur me “blutë” e trajnerit Maresca. Lajmin e konfrimon “Sky News”, që pranon se klubet janë duke finalizuar detajet e këtij shkëmbimi.
Klubi italian kishte hezituar të përmbushte kërkesat fillestare të Chelsea për një tarifë huazimi, por më pas ata kanë gjetur një zgjidhje prej rreth 4 milionë euro. Mbrojtësi do t’i bashkohet Juventus për pjesën tjetër të sezonit.
Nga ana tjetër, Chelsea ka bërë një ofertë për të marrë Douglas Luiz në huazim për pjesën tjetër të sezonit. Juventus e ka vënë në dispozicion Luiz vetëm gjashtë muaj pas mbërritjes së tij në Torino verën e kaluar.







