Kaos te Senegali, Koulibaly kërcënon të braktisë Kupën e Afrikës: ja arsyeja

13 Janar 2022
19:48
Denis Hakanaj
back button

Kalidou Koulibaly duket se ka kërcënuar se do të largohet nga Kupa e Afrikës, për shkak të problemeve që kanë lidhje me testet që ka bërë pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është dhënë nga RECORD.

Mbrojtësi i Napoli-t është i grumbulluar me kombëtaren e tij, për të provuar të fitojë trofeun që i iku nga duart në finalen e 2019-ës. Katër ditë më parë, qendërmbrojtësi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk ka luajtur dot në ndeshjen e parë të kompeticionit kundër Zimbabves.

Më 14 janar, nesër në orën 14, është në program sfida kundër Guineas dhe, për momentin, Kalidou Koulibaly duket se do të jetë i detyruar të mungojë edhe në këtë ndeshje.

Në fakt, protokolli parashikon që tamponi të bëhet çdo dy ditë. Në testin e bërë të mërkurën, mbrojtësi i Napoli-t ka rezultuar përsëri pozitiv.

Koulibaly ka kërkuar që t’i bëhej tamponi ditën e sotme sepse në rast se do të kishte rezultuar negativ, atëherë do të kishte patur mundësinë të luante në sfidën kundër Guineas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit