“Kemi një mijë probleme, Manchester City nuk mund ta fitojë Champions League këtë sezon”

30 Janar 2025
8:46
Telesport
back button

Trajneri Pep Guardiola këmbënguli se Manchester City nuk mund ta fitojë Champions League këtë sezon pavarësisht se mbrëmë kaloi në raundin e play-off-it, me një fitore me përmbysje 3-1 ndaj Club Brugge.

Për momentin nuk mund ta fitojmë këtë trofe. Unë jam shumë pragmatik dhe i di limitet e këtij ekipi”, u shpreh Pep Guardiola. Ekipi i City do të luajë me Real Madrid ose Bayern Munich në play-off muajin e ardhshëm.

Më tej, Guardiola shtoi: “Realiteti është ky që është dhe nuk mund të fshihemi. Këto ekipe kanë më shumë përvojë se ne. “Nëse do të duhej të luanim nesër do të ishte e vështirë, por pas dy javësh nuk e di se në çfarë pozicioni do të jemi”.

Gjithsessi, do të përgatitemi mirë dhe do ta provojmë, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndoshta jemi me fat. Nuk e di nëse rivalët janë të lumtur të luajnë kundër nesh, por nuk ka ankesa”, shtoi Pep Guardiola.

Njëri është mbreti i Champions dhe tjetri është i dyti apo i treti. Real e Bayern kanë përvojë pënë Champions. Ne e luajmë këtë kompeticion me një mijë probleme. Tani për tani ata mund të jenë më të mirë se ne, por në dy javë, kush e di”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit