Mesfushori i Manchester City, Mateo Kovacic, beson se sezoni aktual mund të pësojë një kthesë pozitive duke nisur nga ndeshjet e radhës në Champions League. Skuadra e “citizens” do të luajë ndaj Real Madrid në dy ndeshjet play off, duke nisur nga java e ardhshme.
“Çdo ndeshje në Champions League është një përballje e vështirë. Ne e kaluam atë që është më e rëndësishmja, fazën e grupeve. E pranoj ishte një fazë e vështirë në grupe për ne. ndeshja ndaj Real Madrid është e vështirë si për ne ashtu dhe për ata”, tha Kovacic.
Më tej, mesfushori i “citizens” shtoi: “Mendoj se kemi një ekip të mirë. Ne e dimë se jemi një ekip i madh dhe që mund të bëjmë ende diferencën këtë sezon. Përforcimet do të ndikojnë për mirë dhe në një ndeshje futbolli nuk ka asgjë të sigurtë deri në fund”.







