Lakers është ekipi i katërt dhe i fundit gjysmëfinalist i play off-it në Konferencën e Perëndimit. Kalifornianët mundën 98-78 Houston në sfidën e gjashtë cerekfinale, duke avancuar më tej. LeBron James realizoi 28 pikë për Lakers, që në gjysmëfinale do të përballen me Oklahoma.
Në Konferencën e Lindjes gjithcka është ende e hapur për sa i përket tri skuadrave gjysmëfinaliste. Detroit barazoi 3-3 serinë e ndeshjeve pas fitores 93-77 ndaj Orlando. Cade Cuninngham realizoi 32 pikë për Pistons, më i miri në fushë, mbështetur edhe nga Harris me 22 pikë.
Po në Lindje, skuadra e Toronto fitoi 112-110 ndaj Cleveland pas kohës shtesë, në sfidën e gjashtë cerekfinale mes tyre, duke barazuar 3-3 serinë e ndeshjeve. Një përnballje e hapur deri në fund, ku për kanadezët treshja Barnes-Berrett-Walter realizoi 73 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Konferenca e Lindjes, çerekfinale
(1-8), Detroit – Orlando, 93-77 (3-3)
(2-7), Boston – Philadelphia, (3-3)
(3-6), Neë York – Atlanta, (4-2)
(4-5), Cleveland – Toronto, 110-112 (3-3)
Konferenca e Perëndimit, çerekfinale
(1-8), Oklahoma – Phoenix, (4-0)
(2-7), San Antonio – Portland, (4-1)
(3-6), Denver – Minnesota, (2-4)
(4-5), Lakers – Houston, 98-78 (4-2)
Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale
(1-4), Oklahoma – Lakers
(2-3), San Antonio – Minnesota







