Lakers shkatërrojnë Clippers në derbi, triumfojnë edhe Orlando e Washington

26 Nëntor 2025
8:37
Telesport
back button

Skuadra e Lakers fitoi thellë 135-118 ndaj Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e mirë e Luka Doncic, që shkëlqeu me 43 pikë e 13 asist.

Mirë u paraqitën edhe Reaves me 31 pikë e LeBron James me 25 pikë, ndërsa për Clippers nuk mjaftuan 29 pikët e James Harden, që mbetën për statistikë. Një sezon i vështirë për Clippers, me vetëm 5 fitore (13 humbje)

Pa probleme fiton skuadra e Washington, që në shtëpi mundi 132-113 Atlanta. Një ndeshje mjaft e mirë e CJ McCollum, që realizoi 46 pikë, mbështetur edhe nga Alex Sarr me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në fushë

Ekipi i Orlando mposhti pa vështirësi 144-103 Philadelphia jashtë fushe, duke hyrë në grupin e ekipeve që synojnë zonën play off. 9 lojtarë të Orlando realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Anthony Black, që realizoi 31 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Washington – Atlanta, 132-113

Philadelphia – Orlando, 103-144

Lakers – Clippers, 135-118

Lajme të tjera

Lajmet e fundit