Laporta i tërbuar pas humbjes me Girona-n, Xavi fajëson lojtarët

5 Maj 2024
11:04
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Barcelona-s duket se ka qenë i tërbuar me skuadrën pas humbjes 4-2 të pësuar kundër Girona-s ditën e djeshme. Një humbje që i dhuroi titullin Real Madrid-it.

Sipas “Sport”, numri një i katalanasve nuk ka arritur ta kontrollojë zemërimin e tij pas ndeshjes dhe është dëgjuar duke ulëritur në ambientet e stadiumit: “Nuk mund të jetë kështu!”.

Ndërkohë, trajneri Xavi ka kritikuar lojtarët e tij për humbjen:

“Është e vështirë të shpjegosh një gjë të tillë. Kjo është përmbledhja e sezonit tonë, jua dhuruam ndeshjen. Dominuam dhe e kishim nën kontroll.

“Nuk arritëm të shënonim golin e tretë dhe më pas dhuruam tre gola. Kjo ndeshje tregoi mungesë pjekurie dhe gabime individuale që nuk mund të ndodhin në këto nivele”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit