LeBron i jep fitoren Lakers në sekondën e fundit, Jokic i magjishëm për Denver, fitojnë edhe Boston e Clippers

27 Mars 2025
8:07
Telesport
back button

Fitore në frymën e fundit për ekipin e Lakers, që sot fitoi 120-119 në fushën e Indiana. Një kosh i LeBron James në sekondën e fundit (13 pikë e 13 rebound) i dha fitoren ekipit të tij, ndërkohë që Doncic realizoi 34 pikë e Reaves 24 pikë.

Skuadra e Denver fitoi 127-117 ndaj Milwaukee në duelin e skuadrave pretendente për titull. Mungesa e Antetokounmpo u ndie te Bucks, ndërsa Nikola Jokic realizoi një “triple double” me 39 pikë, 10 rebound e 10 asist.

Pa probleme fiton jashtë fushe edhe Boston, që mundi 132-102 Phoenix. Porzingis me 30 pikë ishte lider për Celtics. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Clippers, që mundi 126-113 New York, ndeshje ku u dalluan Harden me 29 pikë e Leonard me 27 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Philadelphia – Washington, 114-119

Brooklyn – Toronto, 86-116

Indiana – Lakers, 119-120

New York – Clippers, 113-126

Denver – Milwaukee, 127-117

Phoenix – Boston, 102-132

Lajme të tjera

Lajmet e fundit