Lee Kang-in, njihuni me 18-vjeçarin që kushton 80 milionë euro

15 Qershor 2019
13:43
Denis Hakanaj

Incheon është e famshme në botë për betejën me të njëjtin emër të 1950-ës, vendimtare në luftën e Koresë, por prej disa kohësh njihet si shtëpia e yllit më të shndritshëm të futbollit koreano-jugor, Lee Kang-in. Nuk ka asnjë gabim. Nga anët e Seulit janë të bindur se djaloshi 18-vjeçar është më i mirë se Heung Min Son, finalisti i Champions League me Tottenham, dhe se do të ecë në gjurmët e legjendës Ji-Sung Park. 

Son ka në favor eksperiencat e suksesshme në Europë me Spurs, Hamburg dhe Bayer Leverkusen, plus atë me Taeguk Warriors në edicionin e fundit të Lojërave Aziatike, por Lee Kangin  mun d t'i afrohet sot, duke mundur Ukrainën në finalen e Botërorit U20 dhe duke ndihmuar Korenë e Jugut të ulet për herë të parë mbi çatinë botës. Pritshmëria është e madhe, por karriera e një lojtari kalon nga ndeshje të tilla. 

80 MILIONË – Lee Kang-in e di këtë dhe është i gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij, siç ka bërë gjithmonë me kombëtaren. Në Francë, vitin e kaluar, ka qenë një nga më të mirët e Turneut të Toulon-it (dy gola ndaj Togos dhe Skocisë dhe pjesë e formacionit më të mirë të kompeticionit). Në Poloni, këtë vit, ai ka udhëhequr ekipin me 1 gol dhe 4 asiste. 

Ngjitja drejt Olimpit kalon nga Ukraina, por pavarësisht sesi do të përfundojë, numri 10 ka bindur botën. Dhe ka nga ata që kanë po fërkojnë duart. Duke filluar nga menaxheri i tij dhe Valencia, që në 2011-ën ka vendosur t'i besojë dhe dimrin e kaluar i ka rinovuar kontratën deri në 2022-shin, duke përfshirë një klauzolë 80 milionë euro në të. 

IDHULLI SILVA – Shumë për një 18-vjeçar, por që shërbejnë për të mbajtur larg skuadrat e mëdha, mes të cilave është Real Madrid, që e ka vënë në shënjestër, sipas "Marca". Valencia beson shumë te Lee-Kang-in, një lojtar që ka filluar të magjepsë të tjerët që në moshën 6 vjeç në emisionin "Shoot Dori" dhe që ka vazhduar ta bëjë pasi ka zbarkuar në Spanjë, ku mund të fitojë edhe nënshtetësinë (do ta ndihmonte të shmangte shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut). 

Goli i tij me goditje dënimi kundër Borussia Dortmund, me ekipin under 12, mbahet mend akoma dhe magjitë e tij kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit të ekipit të parë, Marcelino, me të cilin ka debutuar në Kupën e Mbretit këtë vit. Debutimi në La Liga dhe ai me kombëtaren e parë (u grumbullua, por nuk u aktivizua në mars kundër Bolivisë dhe Kolumbisë) janë vetëm çështje kohe. Lee Kang-in ka ndërmend të ecë në gjurmët e David Silva, idhulli i tij, i cili ka lënë shenjë në "Mestalla". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit