Leonardo i vjen në ndihmë, “qetëson ujërat” me Mbappe

17 Janar 2022
15:55
Alfred Lleshi
back button

Të shtunën e kaluar, gjatë ndeshjes ndaj Brest-it, Kylian Mbappé përjetoi një moment tensioni me mesfushorin Hugo Magnetti. Ky i fundit e qortoi për një faull, që sipas tij ishte i qëllimshëm, ndaj sulmuesi u grind me kundërshtarin. Të dy morën kartonë të verdhë dhe kamerat e “Canal Plus” gjurmuan talentin nga Bondy duke sulmuar gjyqtarët.

“Gjithmonë është njësoj në këtë ligë! Këtu nuk di as të gjykosh! Je anash, s’e shikon dot”, – ishin fjalët që Mbappe i tha gjyqtarit të katërt të ndeshjes, pasi mori kartonin e verdhë nga kryesori. Ylli i PSG-së nuk e kuptoi paralajmërimin dhe lëshoi disa fjalë të forta për grupin e arbitrazhit. Një situatë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Leonardo, duke zbritur në dhomat e zhveshjes për t’u takuar me arbitrat.

Drejtori sportiv i PSG-së, sipas “L’Équipe”, ka shkuar në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve për të kërkuar shpjegime për atë që ndodhi në pjesën e parë mes parizienëve dhe Brest-it. Ankesat u transferuan në fushën e lojës, pasi edhe Marquinhos, kapiteni i PSG-së, i kërkoi shpjegime treshes së arbitrave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit