Më në fund po kryhet! Arsenali siguron shërbimet e mesfushorit më të kërkuar në Europë

6 Shkurt 2025
17:22
Telesport
back button

Një nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin është Martin Zubimendi. Arsenali do të tentojë edhe një herë ta bindë lojtarin e Real Sociedad, pas tentativave që bëri për të në merkaton e verës 2024.

Pavarësisht se deri më sot nuk ia kanë dalë, drejtuesit londinezë janë të sigurt se do të arrijnë të firmosin me spanjollin. Kështu raporton gazetari Sami Mokbel.

Jorginho dhe Thomas Partey janë thuajse jashtë planeve të klubit, sepse kontratat e tyre në Emirates Stadium skadojnë në qershor 2025. Arsenalit i duhet një lider në mesfushë dhe Arteta e pëlqen shumë Zubimendin.

Ai vlerësohet rreth 60 mln euro, shifër krejt e pranueshme për një klub si Arsenali, që kërkon të fitojë Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit