Monza hidhet papritur mbi lojtarin e Milanit! Vendos ai tashmë

7 Qershor 2022
17:46
Telesport
back button

Gianluca Di Marzio, i cili foli drejtpërdrejt nga studiot e Sky Sport për “Calciomercato – L’Originale”, foli për një goditje të mundshme nga Adriano Galliani, për Monzën e tij, që vjen nga Milani. Këto janë fjalët e ekspertit të tregut:

“Adriano Galliani do të donte të përpiqej të arrinte akord me Romagnolin. Lojtari nuk ka nënshkruar ende për Lazion dhe nuk ka një marrëveshje me Milanin dhe dëshiron të kuptojë nëse ka kushtet për ta sjellë atë në Monza”.

Pra, pas interesimit të ditëve të fundit për Junior Messias, i cili mund të zbarkonte në Brianza në rast të dështimit për t’u blere nga Milani, dyshja Berlusconi-Galliani do të kishte synuar kapitenin e kuqezinjve, qe vjen nga një sezon me ulje-ngritje.

Mbrojtësi, në fakt, ka qenë shpesh jashtë për disa probleme fizike dhe nuk ka qenë asnjëherë një yll i vërtetë i skuadrës. Jo rastësisht në pjesën e parë të sezonit ka preferuar Kjaerin, ndërsa pas dëmtimit të danesit fitoi Pierre Kalulu.

Megjithate, deri tani jemi ende ne token e thashethemeve dhe ne bisedime. Romagnoli do te vendose me qetesi. Te ishte per te do te qendronte te Milani por qe kuqezinjte duket se kane bere nje zgjedhje tjeter per mbrojtjen.

Një produkt i akademisë së të rinjve të Romës, Romagnoli u përfshi në skuadrën e parë nga trajneri i ri Zdeněk Zeman në moshën 17-vjeçare. Ai bëri debutimin e tij për të rriturit më 11 dhjetor 2012 kundër Atalantës, duke luajtur të gjithë ndeshjen në Coppa Italia si titullar.

Ai bëri debutimin e tij në Serie A 12 ditë më vonë, si zëvendësues në minutat e fundit të një ndeshje të ligës kundër AC Milan. Ai shënoi golin e tij të parë në Serie A më 3 mars 2013 kundër Genoas.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit