“Mos guxoni të mblidheni pranë stadiumit”, policia njofton masat për derbin Partizani-Tirana

10 Korrik 2020
14:08
Alfred Lleshi
back button

Sonte në orën 20:45 do të luhet derbi i madh i Tiranës. Partizani dhe Tirana do të ndeshen për herë të katërt në këtë kampionat, në “Arena Kombëtare”. Në kushtet e Covid-19 nuk mund të ketë tifozë në stadiume, megjithatë, duke ditur se çfarë antagonizmi ka në kësi përplasjesh, policia do të marrë masa të rrepta. Më konkretisht, Policia e Tiranës ka njoftuar për masat e marra për derbin:

“Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana dhe Partizani, që do të zhvillohet më datë 10.07.2020, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa tifozëri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit Covid-19.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë marrë  një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit Covid-19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët se Tiranës se Policia do të monitorojë dhe do të mbajë nën kontroll protokollin e sigurisë anticovid në lokalet dhe ambientet ku do ketë prani të tifozëve që do të ndjekin ndeshjen. Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit