Muriqi i thotë “po” Lazios, ja të gjitha detajet e operacionit

13 Gusht 2020
15:46
Alfred Lleshi
back button

Lazio është në një pritje të dyfishtë: David Silva dhe Vedat Muriqi. Ndërsa për të parin do të jetë e nevojshme të pritet edhe disa ditë, për të dytin negocimi është praktikisht i detajuar. Për t’u vendosur është ende mënyra e pagesës së yllit të kombëtares së Kosovës. Fenerbahce po kërkon 16 milionë euro, plus 2 milionë të tjera shpërblime për dy vite, ndërsa Lotito do të dëshironte ta paguante kartonin e tij në tri vite.

Sulmuesi kosovar tashmë e ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim te Lazio. Ai do të fitojë 2 milionë euro, bashkë me bonuset (baza fikse, 1.5 milionë) në sezon, për pesë vite. Inzaghi kërkoi qartësisht dhe me ngulm nga Tare që t’i sjellë një sulmues me karakteristika të caktuara: i gjatë, fizik, i cili mund të luajë për ekipin, por edhe të shënojë gola.

Muriqi bëri mirë këtë vit me fanellën e gjigantëve turq: 15 gola në 32 paraqitje, plus 6 asiste (vetëm në kampionat). Lojtari është me pushime, por mezi po pret të zbarkojë në kryeqytetin italian. Inzaghi shpreson që ta ketë menjëherë në dispozicion, më 20 gusht, kur të startojnë përgatitjet për sezonin e ri në “Formello”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit