Në tokë pa ndjenja, shoku i skuadrës i shpëton jetën ( Pamjet)

24 Korrik 2022
16:21
Denis Hakanaj
back button

Ka ndodhur gjithçka në pak minuta në ndeshjen paraeliminatore të Conference League mes hungarezëve të Fehervar dhe azerbajxhanasve të Gabala.

Në minutën e 33-të stadiumi ka rënë në hesthje pas një përplasje loje që ka parë Ilkin Qirtimov, lojtar i Gabala, të përfundojë në tokë pa ndjenja.

Arbitri e ka ndalur menjëherë ndeshjes teksa shokët e skuadrës kanë vrapuar për t’u siguruar për gjendjen e tij. Ka qenë shpëtimtar ndërhyrja e shpejtë e kapitenit Asif Mammadov, i cili i ka hapur nofullën shokut të skuadrës.

Manovra e tij, edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, ka qenë vendimtare për t’i shpëtuar jetën lojtarit, i cili ka dalë më pas me barelë.

Telekamerat nuk e kanë kapur momentin e dramatik nga afër, por i kanë transmetuar pamjet nga një distancë e largët për respekt të lojtarit që në atë moment po luftonte për jetën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit