New York një hap pranë finaleve play off në Lindje, San Antonio përmbys Minnesota

9 Maj 2026
8:02
Telesport
back button

Ekipi i New York fitoi sot 108-94 ndaj Philadelphia në sfidën e tretë gjysmëfinale, duke udhëhequr 3-0 serinë e takimeve. Një fitore e rëndësishme jashtë fushe për nju-jorkezët, që janë një triumf larg finaleve.

Një ndeshje me rivalitet në përgjithësi, por New York arriti të bëjë diferencën në fund falë 33 pikëve të Jalen Brunson. Te Philadelphia mungoi lojtari-lider dhe tanu është pranë eliminimit.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e San Antonio fitoi 115-108 në fushën e Minnesota, duke udhëhequr 2-1 serinë e takimeve, duke përmbysur disavantazhin e takimit të parë.

Të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren, por për Spurs shkëlqeu shtatlarti Victor Wembanyama, që realizoi 39 pikë e 15 rebound. Për vendasit, Anthony Edëards realizoi 32 pikë, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale

(1-4), Detroit – Cleveland, (2-0)

(2-3), New York – Philadelphia, 108-94 (3-0)

Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale

(1-4), Oklahoma – Lakers, (2-0)

(2-3), San Antonio – Minnesota, 115-108 (2-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit