Në “Parc des Princes” po luhet gjysmëfinalja e kthimit mes PSG-së dhe Arsenalit, ku sot do mësohet ekipi i dytë që do të shkojë në finale e madhe më 31 maj në “Allianz Arena”. Francezët vijnë me avantazhin 0-1 të fituar në ndeshjen e parë në Londër.
Arsenal e ka nisur vrullshëm takimin e sotëm, por Gianluigi Donnarumma është në super formë dhe brenda pak minutave ka bërë dy super pritje. Fillimisht italiani ndali goditjen e Martinelli pas një rivënie anësore brenda në zonë dhe më pas ndali goditjen e fuqishme të Martin Odegaard.
Në minutën e 16-të, PSG i afrohet golit me Kvaratskhelia-n, por goditja e gjerogjianit ndalet nga shtylla. Në minutën e 27-të, Fabian Ruiz zhbllokon supersfidën me golin e tij fantastik me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.






