“Nuk do jesh kurrë lider”, – Perez përplaset me yllin e ekipit

23 Tetor 2020
22:15
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti Florentino Perez ka qenë shumë i zhgënjyer me skuadrën e tij pas humbjes me Shakhtar Donetskun. Ai zbriti në pushim të ndeshjes dhe foli me tone të ashpra ndaj ekipit të tij.

“Don Balon” zbulon se presidenti u kap me Varane. Francezi dhuroi një gol për kundërshtarët dhe u shigjetua nga numri një i stolit për paraqitjen e tij të dobët. “Ke të gjithë potencialin për të qenë lider, por nuk po e bën”, – i tha Perez lojtarit.

Numri një i klubit është shumë i zhgënjyer dhe me lojën e ekipit të Zidane. Ai ka kërkuar që lojtarët të reagojnë menjëherë. Marcelo ishte senatori tjetër që pati debat me të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit