“Nuk e di çfarë po ndodh”, Rivaldo për yllin e Barçës: Besoj se do ta shesin

7 Maj 2024
16:30
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Barcelonas, Rivaldo, ka folur për Vitor Roque dhe për vështirësitë e tij këtë sezon.

Menaxheri i Roque, Andre Cury është ankuar për mënyrën sesi Roque është trajtuar nga trajneri i Barçës, Xavi.

Rivaldo tha për Betfair: “Mendoj se Vitor Roque i kanë munguar mundësitë. Ata i kanë dhënë shumë pak minuta një lojtari që ka spikatur në kampionatin brazilian.

“Ai është shumë i ri dhe nuk ka pasur mundësitë e nevojshme për të treguar futbollin e tij.

“Ndonjëherë kjo ndodh. Ai nuk ka pasur mundësi dhe tani besojnë se lojtari nuk do të jetë i dobishëm për klubin, ndaj do të kërkojnë një transferim për të.

“Mendoj se Barcelona nuk dinte t’i jepte më shumë mundësi dhe ai është një lojtar i mirë, ai ka një të ardhme.

“Nga jashtë nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nuk e di se si është jeta e tij e përditshme në stërvitje për të parë nëse ai e meritonte një mundësi.

“Por ne e dimë se çfarë bëri ai në Athletico Paranaense dhe kampionatin brazilian ku luajti.

“Nuk e di nëse ishte mungesa e mundësive apo nëse ai nuk e tregoi atë në stërvitjet e Barcelonas dhe kjo është arsyeja pse ai nuk e pati mundësinë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit