Oklahoma nuk ndalet, Detroit udhëheq në Lindje, humbasin Bucks, Clippers dhe Dallas

18 Nëntor 2025
8:14
Telesport
back button

Oklahoma korri sot fitoren e 14-të sezonale (ka vetëm 1 humbje), duke udhëhequr renditjen në NBA. Kampionët fituan 126-109 në fushën e New Orleans, sfidë ku Holmgren realizoi 26 pikë e Shai 23 pikë.

Pas një loje spektakolare, ekipi i Chicago fitoi 130-127 ndaj Denver jashtë fushe, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Stoli i Chicago bëri diferencën, nga ku erdhën 66 pikë, ndërsa “triple double” i Nikola Jokic (36 pikë, 18 rebound, 13 asist) s’mjaftuan për Denver.

Fiton në sekondat e fundit edhe Miami, që mundi 115-113 New York, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit nga Florida realizuan mbi 10 pikë. Cleveland mposht 118-106 Milwaukee, sfidë ku protagonist ishte Donovan Mitchell me 37 pikë.

Detroit mbetet skuadra më e mirë në Lindje, që sot fitoi 127-112 ndaj Indiana (Jalen Duren 31 pikë e 15 rebound). Zhgënjen Dallas, që u mund 120-96 nga Minnesota (Reid 22 pikë e 12 rebound).

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Milwaukee, 118-106

Detroit – Indiana, 127-112

Philadelphia – Clippers, 110-108

Miami – New York, 115-113

Toronto – Charlotte, 110-108

Minnesota – Dallas, 120-96

New Orleans – Oklahoma, 109-126

Denver – Chicago, 127-130

Lajme të tjera

Lajmet e fundit