Osimhen te gjigantët e Serisë A: “Marrëveshja mes palëve është arritur”

11 Maj 2025
14:34
Telesport
back button

Juventus-i vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi që do të mund të zëvendësojë Dusan Vlahovic dhe nuk është një mister tashmë se i preferuari i Cristiano Giuntoli-it është sulmuesi i Napoli-t, aktualisht i huazuar te Galatasaray, Victor Osimehn.

në lidhje me këtë, në orët e kaluara ka ardhur një përditësim nga gazetari Raffaele Auriemma, shumë afër Napoli-t, i cili ka shkruar në rrjetet sociale:

“Juventus ka përshpejtuar hapat për Osimhen. Marrëveshja mes Giuntoli-t dhe sulmuesi është arritur dhe De Laurentiis do të pranojë ta shesë në fund të sezonit për të mos e humbur me kosto zero në fund të sezonit të ardhshëm”.

Deri tani, Osimhen ka shënuar 33 gola në 38 ndeshje me Galatasaray.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit