Partizani fiton derbin me Tiranën, përfiton Flamurtari që kryeson i vetëm renditjen

23 Mars 2025
21:47
Telesport
back button

Partizani fitoi 72-71 ndaj Tiranës në ndeshjen derbi të javës së 19-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Sfida e luajtur në “Fahrie Hoti” ishte me rivalitet dhe hapur deri në sekondën e fundit.

Një humbje që i kushton shumë skuadrës bardheblu, që tashmë zbret në vendin e dytë, duke i lënë kreun Flamurtarit. Ndërsa për Partizanin ky sukses nuk ndryshon asgjë në renditje, pasi qëndron i treti.

Gjithsesi, skuadra e “kuqe” tregoi forcën dhe se mund të rivalizojë për titull. Sfida ishte më shumë barazime, nga minuta e parë deri tek e fundit. Lara me 23 pikë ishte shënuesja më e mirë për Tiranën, por që s’mjaftoi.

Për Partizanin u dalluan Mgbeike me 18 pikë, mbështetur edhe nga Ogle me 17 pikë e Terry me 15 pikë, një trio që bëri diferencën në momentet vendimtare.

Kategoria e Parë-Femra, java e 19-të

Studenti – Elbasani, 90-57

Flamurtari – Vllaznia, 83-66

Tirana – Partizani, 71-72

Teuta (pushim)

Renditja: Flamurtari 31 pikë, Tirana 30 pikë, Partizani 29 pikë, Teuta 22 pikë, Vllaznia 22 pikë, Studenti 20 pikë, Elbasani 17 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit