Poker humbjesh për ekipet shqiptare në Ligën Unike, Besëlidhja e vetmja që shkon në “final four”

13 Mars 2025
9:35
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e raundit të gjashtë dhe të fundit të sezonit të rregullt në Ligën Unike në basketboll për meshkuj, duke përcaktuar 4 skuadrat që avancojnë më tej në “final four”.

Vëllaznimi e Besëlidhja nga Grupi A si dhe Sigal Prishtina e Golden Eagle Ylli nga grupi B, kanë siguruar kualifikimin. Jashtë turneut janë tri skuadra të Superligës shqiptare: Tirana, Vllaznia e Teuta.

Në Grupin A, Vëllaznimi mori kryesimin pas fitores 85-75 ndaj Besëlidhjes, që u rendit në vendin e dytë. Gjithçka u vendos në periodën e fundit, ku lezhjanët mbeten skuadra e vetme e Superligës ende në garë.

Kjo javë ka qenë e keqe edhe për skuadrat e tjera që luajnë në kampionatin shqiptar, pasi të gjitha kanë humbur. Teuta u mund 96-88 nga Bashkimi, ndërsa në Grupin B u mundën Tirana (63-77 nga Sigal Prishtina) e Vllaznia (81-70 nga Golden Eagle Ylli).

Liga Unike-Meshkuj, Grupit A (java e 6-të)

Bashkimi – Teuta, 96-88

Besëlidhja – Vëllaznimi, 75-85

Renditja: Vëllaznimi 11 pikë, Besëlidhja 10 pikë, Bashkimi 7 pikë, Teuta 5 pikë.

Liga Unike-Meshkuj, Grupit B (java e 6-të)

Tirana – Sigal Prishtina, 63-77

Golden Eagle Ylli – Vllaznia, 81-70

Renditja: Golden Eagle Ylli 10 pikë, Sigal Prishtina 10 pikë, Vllaznia 8 pikë, Tirana 8 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit