Pse Ter Stegen mund të luajë Inter-Barcelona edhe nëse nuk është në listën e UEFA-s: rregulli 24 orësh

5 Maj 2025
14:01
Telesport
back button

Ter Stegen apo Szczesny, kush do të jetë portieri i Barcelona-s në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Interit?

Dhe si është e mundur, sipas rregullave, që Blaugranat mund ta aktivizonin portierin në La Liga dhe gjithashtu mund ta bëjnë këtë në Champions, pavarësisht se ish-lojtari i Juves figuron në listën e UEFA-s?

Nuk ka asnjë parregullsi nga ana e katalanasve dhe as ndonjë rrezik për t’u sanksionuar as në lidhje me kampionatin spanjoll dhe as me UEFA-n, por, sipas rregullave, katalanasit duhet të bëjë një zgjedhje të paktën në lidhje me listën e lojtarëve të treguar në fillim të sezonit për pjesëmarrje në turnetë kontinentale të klubeve.

Ata kanë 24 orë para ndeshjes me Inter-in për të hequr njërin ose tjetrin dhe për të vendosur nëse do të aktivizojnë gjermanin mes shtyllave apo do të konfirmojnë besimin e tyre te polaku.

Megjithatë, në Spanjë janë të bindur se nuk do të duhet shumë për të vendosur, duke marrë parasysh që Szczesny (i marrë pas dëmtimit të rëndë që pësoi Ter Stegen për të mbushur një boshllëk në skuadër) ka dhënë garanci të mjaftueshme dhe ka treguar se është integruar mirë me mekanizmat e lojës së Flick, i cili preferon një mbrojtje shumë të lartë dhe një portier “fluturues”, pothuajse si një libero shtesë në situata të caktuara loje.

Kjo është arsyeja pse ish-lojtari i Juventusit do të luajë të martën në mbrëmje në Meazza.

Protokolli i federatës kontinentale i jep Blaugranave mundësinë e rikthimit të gjermanit, por me dy kushte: që ai ta bëjë këtë në vend të polakut (prandaj, lojtari i përjashtuar nuk do të jetë në gjendje të ulet as në stol) dhe që kjo zgjedhje të komunikohet brenda 24 orëve nga ndeshja kundër Interit.

Rregulli që u jep spanjollëve këtë mundësi është paragrafi 14 i nenit 31 të rregullores së Champions League të UEFA-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit