“Rilindja” e gjigantit të futbollit, nga burgu tek ekranet e Netflix: Dua të jem i keqi te James Bond

12 Shkurt 2026
11:12
Alfred Lleshi
back button

John Carew, ish-sulmuesi norvegjez 1.95 m, që luajti te Valencia (2000–2004) dhe Aston Villa (2007–2011), po shkëlqen si aktor në Netflix pas dënimit me 14 muaj burg më 2022 për shmangie tatimore në Norvegji, pasi nuk deklaroi të ardhurat dhe pasurinë mbi 26 milionë euro (midis viteve 2014 dhe 2019).

“Dua të jem i keqi në një film te James Bond”, – pranoi ish-lojtari 46-vjeçar për “The Athletic”. Carew, që u tërhoq nga futbolli më 2012, pas eksperiencës te West Ham, tha: “Dua të jem dora e djathtë e të keqit në film, si një vrasës i heshtur që humbet ndaj Bond në mes të rrugës”.

John Carew, el gigante del gol que jugó en el Valencia y fue condenado a prisión triunfa, como actor: "Quiero ser un villano de James Bond"

Ish-ylli i Premier League filloi mësimet e aktrimit më 2009 dhe pranoi se kishte pasur interes gjatë karrierës së tij: “Si i ri, isha i përkushtuar plotësisht te futbolli, aktimi erdhi më vonë. Më tërhoqi teoria dhe pjesa teknike e tij”.

Debutimi i tij ishte në filmin kanadez të tmerrit “Dead of Winter” (2014), më pas “Caudillos” (2015), dhe në Norvegji me “Home Ground” (2018–2019). “Black Frost” dhe “Maléfica” me Angelina Jolie janë nga punët e tij aktoriale më të njohura.

John Carew, el gigante del gol que jugó en el Valencia y fue condenado a prisión triunfa, como actor: "Quiero ser un villano de James Bond"

Careë thekson lidhjen mes sportit dhe aktrimit: “Si futbollist, je mësuar me presionin. Të gjithë përpiqen të krijojnë diçka bashkë, si një ekip që kërkon të fitojë një ndeshje. Secili duhet të bëjë punën e vet dhe të gjithë varen nga njëri-tjetri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit