Rruga drejt Tiranës: Rikthehen yjet për Leicester dhe Roma! Formacionet zyrtare

28 Prill 2022
20:02
Denis Hakanaj
back button

Do të luhen sot në orën 21:00 ndeshjet e para gjysmëfinale të Conference League mes Leicester-Roma dhe Feyenoord-Marseille, kompeticioni më i ri UEFA-s që do ta ketë finalen në Air Albania Stadium.

Verdhekuqtë duan të harrojnë sa më shpejt humbjen e pësuar kundër Inter-it në kampionat që u ka shuar ëndrrën Champions, ndërsa Dhelprat ndjekin kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Europa League.

Rikthehet Vardy për skuadrën e Brendan Rodgers. Shumë ndryshime për formacionin anglez në krahasim me ndeshjen e kampionatit të barazuar 0-0 me Aston Villa-s.

Jose Mourinho, nga ana tjetër, ka ndryshuar dy elemente në krahasim me sfidën e fundit të kampionatit: Zaniolo kthehet në rolin e fantazistit, ndërsa Cristante do të marrë vendin e Oliveira-s.

Formacionet zyrtare – Leicester (4-1-4-1): Schmeichel; Pereira, Fofana, Evans, Castagne; Tielemans; Albrighton, Maddison, Dewsbury-Hall, Lookman; Vardy.  Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanes; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Zalewski; Zaniolo, Pellegrini; Abraham.

Janë zyrtarizuar edhe formacionet zyrtare të gjysmëfinales tjetër që do të zhvillohet në Holandës mes Feyenoord dhe Marseille. Ja zgjedhjet e Slot dhe Sampaoli-t.

FEYENOORD (4-3-3): Marciano; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Til, Aursnes, Kökçü; Nelson, Dessers, Sinisterra

MARSEILLE (4-3-3): Mandanda; Rongier, Saliba, Caleta-Car, Luan Peres; Guendouzi, Kamara, Gerson; Dieng, Payet, Bakambu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit