Skuadra e Liverpool e ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Champions League, por “reds” kërkojnë ta mbyllin këtë fazë të parë pa asnjë humbje. Anglezët udhëheqin më 21 pikë të plota dhe sot do të luajnë në fushën e PSV, që synon zonën play off.
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, tha: “Është kënaqësi që jam këtu në këtë moment të sezonit, të parët në Premier League dhe në Champions League. Jam i lumtur në Angli, jam i lumtur te Liverpool, me ekipin, qendrën stërvitore dhe gjithçka që vjen me të”.
Për këtë ndeshjes, Slot la në shtëpi disa nga titullarët, duke u dhënë shansin më të rinjtë: “Ata nuk kanë nevojë të dëshmojnë asgjë, ne e dimë cilësinë e lojtarëve që do të luajnë sot. Ne po luajmë, si të gjitha ekipet në Evropë, shumë ndeshje dhe këta lojtarë janë gati. Ata që qëndruan në shtëpi nuk u kemi dhënë atyre një pushim për një kohë të gjatë”.
“Pavarësisht kësaj, ne luajmë sot për të fituar. Do të ishte një mëkat ta humbisnim ndeshjen e fundit pas një paraqitje të shkëlqyer deri më tani. Është një zgjedhje që kemi bërë për një afat të gjatë, pasi në fundjavë do të jemi sërish në fushë”, tha Arne Slot.







