Trajneri i Liverpool, Arne Slot, e përshkroi eliminimin e skuadrës së tij nga Champions League si “loja më e mirë e futbollit në të cilën ai ka qenë i përfshirë ndonjëherë”. Skuadra angleze u eliminua me penallti nga PSG. Francezët fituan 1-0 ndeshjen e kthimit, duke përmbysur humbjen po me këto shifra në sfidën e parë në Paris.
“Ishte ndeshja më e mirë e futbollit në të cilën jam përfshirë ndonjëherë. Performancë e pabesueshme, veçanërisht në krahasim me javën e kaluar. Në 20-25 minutat e para, ne ishim të gjithë mbi ta, krijuam rast pas rasti dhe krejt papritur ne humbëm 1-0. Ndoshta ishte pothuajse e kundërta, mbase nuk kishim fat sepse diferencat ishin kaq të vogla”, tha Slot.
“Pas 90 minutash u ndjemë se meritonim më shumë se sa të humbnim 1-0. Unë prisja që të shënonim. Ne luajtëm lojën perfekte, përveç golave që shënuam. Ishte e njëjta gjë për PSG javën e kaluar kur ata luajtën lojën perfekte dhe nuk shënuan. Tani kjo ndodhi me ne”, shtoi trajneri holandez i “reds”.
“Është gjithmonë e vështirë të pranosh humbjen kur bën kaq shumë përpjekje. Në fund bëhet fjalë për penallti dhe ne, si holandezë, dimë të humbasim. Gjithsesi, kjo ndeshje kishte gjithçka që do të dëshironit të shihnit nga një lojë futbolli. Nga këndvështrimi i Liverpool do të dëshironim të kishit një barazim pas 90 minutash, por gjithçka erdhi në penallti”, tha Slot
“Është e padrejtë të dalësh kështu në këtë raund. Je në krye të tabelës, pastaj përballesh me një ekip si PSG, por kjo është gjithashtu pjesa e bukur e futbollit. Të gjithë në mbarë botën u kënaqën duke e parë këtë lojë dhe marzhet janë të vogla”, tha Slot.
Në fund, ai shtoi: “Nëse doni të fitoni duhet të keni pak fat. E patëm javën e kaluar, nuk mendoj se e patëm dje. Tani është e qartë se çfarë duhet të bëjmë për pjesën tjetër të sezonit: Të fitojmë një finale të FA Cup dhe nëntë ndeshje në Premier League”.







