Super Teuta! Partizani ka humbur busullën, përfundon në vend të pestë (VIDEO)

4 Mars 2020
19:00
back button

Pas humbjes së thellë 5-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës, Partizani bie edhe ndaj Teutës dhe këtë herë e sheh vetën në vend të pestë në renditjen e kategorisë Superiore, pasi edhe Laçi dhe djemtë e detit fituan, duke e kapërcyer. Për djemtë e Sormanit një tjetër humbje, këtë herë edhe më e rëndë, që i nxjerr thuajse jashtë objektivit titull, pasi Tirana tani është 12 pikë larg!

Pjesë e parë e mirë për të kampionët e Shqipërisë, që ishin agresivë, por jo rezultativ. Broën gaboi sërish përpara porte, ashtu sikurse edhe Bardhi provoi. Çinari goditi tranversën e Teutës, ndërsa miqtë iu afruan golit rreth fundit të pjesës së parë.

Gol që do të vinte pjesën e dytë, pasi ekipi i Martinit ishte më i vendosur. Një krosim i gjatë pa kokën e Gomez që të pasonte për Kallakun. Mesfushori goditi fluturimthi, teksa më pas u përplas me Alban Hoxhën, që u kujtua shumë vonë të dilte. Pas golit, Teuta menaxhoi situatën dhe vetëm pak shkëndija për Partizanin nuk mjaftuan!

Ndeshja u mbyll mes vërshëllimave të pak tifozëve të kuq në stadium, për një sezon deri tani të dështuar për kampionët!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit