Superliga: Partizani i pari edhe pa luajtur, surpriza Skënderbeu mposht edhe Tiranën

25 Tetor 2024
21:00
Telesport
back button

Ka startuar sot java e 7-të dhe e fundit e fazës së parë së Superligës në volejboll për meshkuj. Partizani nuk luajti pasi ishte pushim, por të kuqtë e kanë siguruar me kohën vendin e parë, duke mos pësuar asnjë humbje.

Skënderbeu vijon të jetë surpriza e këtij kampionati, me korcarët që fituan 3-2 në “Fahrie Hoți” ndaj Tiranës (18-25, 25-22, 22-25, 25-17, 21-19). Dy herë bardheblutë dolën në epërsi e dy herë u kapun nga Skënderbeu, ndërkohë që seti final ishte mjaft dramatik.

Në Durrës, ekipi i Teutës fitoi 3-1 ndaj Elbasanit të vendit të fundit (25-21, 25-14, 17-25, 25-17), duke iu afruar grupit të skuadrave të kreut, që synojnë një vend në katërshe. Të shtunën luhet edhe Studenti-Vllaznia.

Superliga-Meshkuj, java e 7-të

Teuta – Elbasani, 3-1

Tirana – Skënderbeu, 2-3

Studenti – Vllaznia, 26 tetor

Partizani (pushim)

Renditja: Partizani 18 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Tirana 10 pikë, Studenti 9 pikë, Teuta 8 pikë, Vllaznia 3 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit