Tirana e Flamurtari udhëheqin së bashku kampionatin, Partizani mposht Teutën

15 Mars 2025
6:38
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 19-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Tirana e Flamurtari vijojnë të udhëheqin renditjen me pikë të barabarta, duke fituar edhe në ndeshjet e radhës.

Bardheblutë e trajneres Alibegaj fituan 59-46 ndaj Vllaznisë në “Fahrie Hoti”. Ndeshje pa shumë nivel, por e komanduar nga Tirana, ku u dallua Marina Bojka, që realizoi 22 pikë.

Pa problem fiton Flamurtari, që mundi 77-50 Studentin në Vlorë. Ndeshje që nisi më mirë për kryeqytetaset, por shpejt vlonjatet morën frenat e lojës në dorë. Rreshpja me 18 pikë ishtë shënuesja më e mirë.

Ritmin e dyshes së kreut ndjek edhe Partizani, që mundi më vështirësi 88-84 Teutën në “Asllan Rusi”. Të dyja ekipet dueluan deri në fund, por kryeqytetaset u treguan më kujdesshme. Mgbeiki me 20 pikë e Lalaj me 19 u dalluan për Partizanin., ndërsa 42 pikët e Bryant për durrsaket mbetën për statistikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 19-të

Flamurtari – Studenti, 77-50

Partizani – Teuta, 88-84

Tirana – Vllaznia, 59-46

Elbasani (pushim)

Renditja: Tirana 31 pikë, Flamurtari 31 pikë, Partizani 29 pikë, Teuta 23 pikë, Vllaznia 22 pikë, Studenti 19 pikë, Elbasani 16 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit