“Tyson Fury s’ka dështuar kurrë ndaj kampionëve, kujtoni Klitschko dhe Wider”

6 Maj 2024
10:44
Telesport
back button

E gjithë bota pret me padurim datën 18 maj, kur në Ryad të Arabisë Saudite do të zhvillohet dueli i madh i peshës së rëndë në boks mes britanikut Tyson Fury dhe ukrainasit Oleksandr Usyk. Fituesi i kësaj sfide do të mbajë të gjithë titujt e këtij Divizioni, ndërkohë që të dy boksierët janë të pamposhtur.

Frank Warren, promovuesi i Fury, pret që britaniku ta fitojë duelin ndaj Usyk, duke treguar se ai veproi në të njëjtën mënyrë në vitin 2005, kur mundi Wladimir Klitschko. Më pas, Fury mundi edhe dy herë Deontay Wilder, duke tretuar se ndaj kampionëve të botës di se si të duelojë në ring.

“Unë nuk do të shikoja shumë Tyson në atë luftë me Ngannou. Kjo ishte ndoshta performanca e tij më e keqe si kampion, por shihni paraqitjet e tij të tjera dhe si ai e ka ngritur nivelin e tij. Vite më parë, kur luftoi me Klitschkon, ishte boksi i pastër. Ai doli atje dhe i dha një mësim boksi”, tha Warren për “Sky Sports”.

Shihni duelet me Wilder, ai ka ndryshuar stil. Tyson ka ndryshuar shumë stil dhe ka treguar se çfarë grushti mund të japë. Ai nuk është një grushtues i madh, por shihni se sa fitore me KO ka në rekordin e tij. Mendoj se kjo është ajo që do të ndodhë me Usyk. Ai do ta bëjë lojën e tij sepse është shumë, shumë i zgjuar”, tha Warren.

Fury punon shumë gjatë gjithë kohës. Dhe ai nuk stërvitet vetëm për duelet, ai stërvitet çdo ditë. Ai vazhdon të punojë shumë, do të jetë super i aftë për këtë luftë dhe duket në gjendje të mrekullueshme. Sa i përket gjendjes fizike, ai do të jetë në formën më të mirë që besoj se ka qenë ndonjëherë”, u shpreh Frank Warren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit